Flash News

Bota

Qëllohet për vdekje kryebashkiaku ukrainas pranë Kievit

Qëllohet për vdekje kryebashkiaku ukrainas pranë Kievit

Kryebashkiaku i Hostomel është qëlluar për vdekje, teksa ka qenë duke shpërndarë ndihma. Ky lajm është konfirmuar nga zyrtarët ukrainas.

Qyteti është afër kryeqytetit ukrainas, Kiev, dhe është shtëpia e fushës ajrore Hostomel, një pikë kyçe strategjike në qendër të luftimeve midis forcave ruse dhe ukrainase.

Këshilli i qytetit tha se Yuri Prylypko vdiq ndërsa shpërndante bukë dhe ilaçe për ata që kishin nevojë. Ai u vra së bashku me dy të tjerë, Ruslan Karpenkom dhe Ivan Zore.

"Sky News" shkruan se një deklaratë nga këshilli i Hostomel tha se ai "vdiq si hero", duke shtuar se është e pamundur që një funeral të mbahet menjëherë për shkak të luftës.

Të fundit