Flash News

Bota

Qindra viktima nga temperaturat e larta në Kanada

Qindra viktima nga temperaturat e larta në Kanada

Gati 500 persona mund të kenë humbur jetën nga temperaturat e larta në provincën perëndimore të Kanadasë, ndërsa zyrtarët kanë paralajmëruar më shumë viktima.

Autoritet kanë bërë me dije se numri i viktimave është trefishuar krahësuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, raportojnë mediat e huaja.

"Ne po e japim këtë informacion pasi besohet se ka të ngjarë që moti ekstrem është një faktor i rëndësishëm kontribues në rritjen e numrit të vdekjeve", bëjnë me dije autoritet.

Kanada është goditur nga një valë e nxehtë, e cila ka bërë që të shënohen temperatura shumë të larta, madje është thyer edhe rekordi i mbi 80 viteve të fundit.

Të fundit