Flash News

Bota

Qyteti kinez do të testojë të gjithë popullsinë prej 9 milion banorësh pas 12 rastesh me Covid

Qyteti kinez do të testojë të gjithë popullsinë prej 9

Qyteti kinez Qingdao ka vendosur të testojë të gjithë popullsinë e tij prej nëntë milion banorësh për Covid-19 në një periudhë prej pesë ditësh.

Testimi masiv vjen pas zbulimit të 12 rasteve pozitive në një spital që trajton pacientë me koronavirus që vijnë nga jashtë.

 Në maj, Kina testoi të gjithë qytetin e Wuhan, shtëpia e 11 milion njerëzve dhe epiqendra e pandemisë globale. Vendi ka vendosur të mbajë virusin nën kontroll.

Kjo është në kontrast të plotë me pjesët e tjera të botës, ku ka akoma numra të rasteve në rritje dhe kufizime me masa të lehta.

Në një deklaratë të postuar në faqen kineze të mediave sociale Weibo, Komisioni Komunal i Shëndetit në Qingdao tha se ishin zbuluar gjashtë raste të reja dhe gjashtë raste asimptomatike. Të gjitha rastet ishin të lidhura me të njëjtin spital.

Autoritetet kineze tani kanë një strategji të testimit masiv edhe kur rastet me koronavirus duket se janë të ulta.

Si do të funksionojë testimi?

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha të hënën se "i gjithë qyteti do të testohet brenda pesë ditësh".

Rreth 114,862 njerëz, përfshirë stafin mjekësor dhe pacientët e sapo dalë nga spitalet kishin rezultuar tashmë negativë, tha komisioni shëndetësor i Qingdao.

Videot që qarkullojnë në internet treguan banorët që rreshtoheshin për t'u testuar, tha Global Times, duke shtuar se disa prej këtyre pikave të provës ishin të hapura nga ora 07:00 deri në 23:00.

Një raport Global Times duke cituar Byronë Komunale të Kulturës dhe Turizmit në Qingdao tha se qyteti bregdetar kishte marrë 4.47 milion udhëtime pasagjerësh gjatë kësaj periudhe.

Qyteti i Jinan, në të njëjtën krahinë me Qingdao, bëri thirrje për këdo që kishte vizituar këtë të fundit që nga 23 shtatori, për t'u testuar, sipas një raporti nga The Paper.

Në fillim të muajit të kaluar, Qingdao njoftoi se dy punëtorë portesh që merreshin me prodhime deti të importuara kishin dalë pozitiv. Nuk dihej nëse kishin infektuar dikë tjetër. Infeksionet e përditshme të koronavirusit kanë rënë në mënyrë drastike në Kinë, dhe në pjesën më të madhe vendi duket se është rikuperuar nga më e keqja. Kina aktualisht ka 91,305 raste virusesh dhe numri i të vdekurve është 4,746, sipas të dhënave të OBSH.

Të fundit