Flash News

Bota

Raketat ruse bien në Poloni, vriten dy persona. Moska e mohon

Raketat ruse bien në Poloni, vriten dy persona. Moska e mohon

Dy raketa raportohet se kanë goditur një fermë në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën e për pasojë dy persona janë vrarë.

Ngjarja ka ndodhur në një fermë pranë qytetit të Przeëodoë, shkruan CNN.

 Është e paqartë se nga kanë ardhur predha, por raportohet se ranë afërsisht në të njëjtën kohë me një sulm raketor rus në Ukrainën perëndimore.

Një zëdhënës i qeverisë tha se kryeministri polak Mateusz Moraëiecki ka mbledhur Komitetin e Këshillit të Ministrave për Çështjet e Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes.

Një zyrtar polak i tha CNN se asgjë nuk është konfirmuar ende dhe hetimi për incidentin po vazhdon.

Nuk ka asnjë konfirmim nga autoritetet polake se raketat ruse kanë rënë në territorin polak.

Rusia e mohon

Ndërkohë, ministria ruse e Mbrojtjes ka mohuar që raketat e saj kaluan në Poloni, duke i quajtur raportet një “provokim të qëllimshëm”.

“Deklaratat e mediave dhe zyrtarëve polakë për rënien e supozuar të raketave “ruse” në zonën e Przewoduvit janë një provokim i qëllimshëm për të përshkallëzuar situatën.

Asnjë goditje ndaj objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polak nuk u krye nga raketat ruse. Mbeturinat e publikuara nga mediat polake nga vendi i ngjarjes në fshatin Przewoduv nuk kanë asnjë lidhje me armët ruse”, thuhet në reagim.

Të fundit