Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Sipas një raporti të ri të OKB-së, njerëzit po i shfrytëzojnë tejmase burimet natyrore duke rrezikuar të shkaktojnë dëme të pakthyeshme për njerëzimin dhe planetin. Studimi i institutit, ‘Universiteti i Kombeve të Bashkuara’ thotë se ne duhet të menaxhojmë më mirë burimet nartyrore për të shmangur ato që i quan “ndikime katastrofike”.
Nuk është vetëm ndryshimi i klimës për të cilin duhet të shqetësohemi sipas studiuesve në institutin ‘Universiteti i Kombeve të Bashkuara’.
Raporti i ri i OKB-së thotë se shterimi i burimeve natyrore po krijon një zinxhir rreziqesh të ndërlidhura, të cilat nëse injorohen do të na çojnë në një pikë kthese, nga e cila rimëkëmbja mund të mos jetë e mundur.
Raporti thotë se ka shumë rreziqe, por ai veçon gjashtë që thotë se përbëjnë shqetësim të veçantë.
Këto janë: ngrohja e planetit, shfrytëzimi pa kriter i rezervave nëntokësore të ujit, shkrirja e akullnajave, rritja e jashtëzakonshme e mbeturinave hapësinore dhe përshpejtimi i zhdukjes së specieve dhe ekosistemeve të tyre.
Rezultati, paralajmërojnë studiuesit, mund të çojë në një pikë që rrezikon vetë të ardhmen e njerëzimit.
Raporti quhet “Rreziqet e ndërlidhura nga fatkeqësitë” dhe thotë se stuhitë, përmbytjet dhe zjarret tanimë po i bëjnë shumë shtëpi të pasigurueshme.
Në Australi, për shembull, mbi 520000 prona parashikohen të bëhen të pasigurueshme deri në vitin 2030, kryesisht për shkak të përmbytjeve.
Sipas raportit ne injorojmë se sa të ndërlidhura janë këto fatkeqësi të mundshme që na rrezikojnë.
Studiuesja dhe bashkëautorja e raportit, Caitlin Eberle, thotë se duhet të fillojmë të ofrojmë zgjidhje të tilla si planifikimin e qyteteve që janë më në gjendje të zbusin ndikimin e nxehtësisë dhe me planifikime urbane që nuk dëmtojnë ekosistemin.
“Kjo do të thotë që të mos mendosh për njerëzit dhe natyrën si entitete të veçanta. Kjo do të thotë të krijojmë më shumë hapësira të gjelbra në qytetet tona, të lejojmë lumenjtë të rrjedhin më natyrshëm. Kjo do të ndihmonte disa prej gjërave që në raport konsiderohen si ‘pika kthese’”, thotë bashkëautorja e raportit, Caitlin Eberle.
Një nga shqetësimet kryesore është zvogëlimi i rezervave të ujrave nëntokësorë, të cilat po thahen më shpejt se sa mund të rimbushen. Uji nëntokësor, sipas OKB-së, mbështet 40% të bujqësisë në botë.
Në raport thuhet se tharja e këtyre rezervave nëntokësore të ujit ka filluar të ndihet.
Si shembull, raporti përmend rezervat nënujore “High Plains” që shtrihen në disa shtete të SHBA-së prej nga sigurohen 35 miliardë dollarë nga bimë të tilla si gruri dhe soja.
Sipas raportit, nga kjo rezervë ujore nëntokësore, sigurohen 35 miliardë dollarë nga bimë të tilla si gruri dhe soja. Por, deri në vitin 2100, 40% e këtyre rezervave ujore nuk do të arrijë të mbështesë bujqësinë.
Kjo, pretendon raporti, do të ndikojë në furnizimet ushqimore të shumë vendeve që mbështeten tek eksportet amerikane.
Ky është gjithashtu një problem në rajonin veriperëndimor të Indisë, zonë kjo që plotëson shumicën e nevojave për bukë të vendit.
Raporti thotë se ky territor furnizon 85% të orizit të Indisë dhe 85% të grurit të saj, por 78% e rezervave ujore nëntokësore janë mbishfrytëzuar, gjë që do t’i lërë këto rezerva në nivele kritike deri në vitin 2025.
“Imagjinoni sikur këto rezerva të jenë një gotë e madhe uji.
Ndërsa ne i shfrytëzojmë ato gjithnjë e më shumë, niveli i ujit në gotë shkon gjithnjë e më poshtë. Në një moment, niveli do ulet aq shumë, sa ne nuk do të kemi më qasje në të.
Kjo është një nga ato pikat e kthesës së rrezikut që përmendet në raport. Këto rezerva po shterrojnë dhe ka një rrezik në rritje që të korrat të dështojnë, fermerët të humbasin mjetet e jetesës dhe njerëzit të mbeten të uritur”, thotë bashkëautorja e raportit të OKB-së
Raporti thotë se një tjetër burim uji është gjithashtu në rrezik. Akullnajat që ofrojnë ujë të freskët po tkurren shpejt.
Një rrezik më pak i dukshëm është ai që shumica prej nesh nuk mund ta shohin me sy.
Ky rrezik janë mbeturinat hapësinore
që kemi lënë përreth planetit që njerëzimit i ofron informacion jetik për planetin.
Raporti thotë se mijëra satelitë na ofrojnë informacion jetik që na mundëson të menaxhojmë botën tonë, si sistemet e paralajmërimit të hershëm, trafiku dhe menaxhimi i ajrit, si dhe komunikimet.
Por, gjithnjë sipas raportit, vëllimi i madh i mbeturinave hapësinore do të thotë se ne po rrezikojmë të gjithë infrastrukturën tonë hapësinore.
Agjencia Evropiane e Hapësirës thotë se ka më shumë se 170 milionë objekte dhe secili prej tyre mund të çaktivizojë aeroplanët dhe potencialisht të shkaktojë një ndikim zinxhir që mund të shkatërrojë sistemet jetike satelitore.
Raporti thotë se ndotja e hapësirës është gjithashtu një pikë kthese.
Dr. Zita Sebesvari është autorja kryesore e raportit dhe nën-drejtoresha e ‘Universitetit të Kombeve të Bashkuara’.
“Ne përdorim shumë satelitë për të vëzhguar tokën, ndryshimet në të, si dhe rezervat ujore, ose shkrirjen e akullnajave.
Ky informacion është i nevojshëm për të menaxhuar më mirë burimet natyrore dhe për krijimin e një plani më të mirë për ruajtjen e biodiversitetit ose shpëtimin e habitateve”, thotë autorja kryesore e raportit të ‘Universitetit të Kombeve të Bashkuara’.
Zhdukja e specieve është gjithashtu e ndërlidhur sipas zonjës Sebesvari. “Fjala është për zhdukje të përbashkëta të specieve. Bëhet fjalë për rrjete ekologjike, specie që kanë nevojë për njëra-tjetrën, specie që mbështeten te njëra-tjetra.”, thotë zonja Sebesvari.
OKB-ja thotë se problemet e ndërlidhura kanë nevojë për zgjidhje me ndihmën e qeverive të ndryshme.
Raporti përfundon duke shtruar pyetjen nëse ne mund të ndryshojmë qëndrimet tona./Voa
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38