Flash News

Bota

Raportohet vdekja e parë nga lija e majmunit në Evropë

Raportohet vdekja e parë nga lija e majmunit në Evropë

Spanja ka raportuar vdekjen e para nga lija e majmunëve në Evropë.

Ministria e shëndetësisë e Spanjës konfirmoi vdekjen e parë në Evropë nga virusi.

Në një raport, ministria tha se nga 3,750 pacientë me linë e majmunit, 3.2% ishin shtruar në spital dhe një kishte vdekur. Nuk ka dhënë asnjë informacion të mëtejshëm për viktimën, shkruan BBC.

Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli shpërthimin e lisë së majmunëve një emergjencë globale shëndetësore.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka 21,148 raste në mbarë botën.

 

Të fundit