Flash News

Bota

Reforma e Macron për moshën e pensionit, ndërpritet transporti publik dhe grevë mbarëkombëtare

Reforma e Macron për moshën e pensionit, ndërpritet transporti

Plani i presidentit të Francës, Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjecc ka shkaktuar shumë pakënaqësi në popull, ku mijëra njerëz i janë bashkuar një greve mbarëkombëtare.

Ndryshimi i propozuar kërkon që punëtorët të paguajnë më shumë në sistem dhe nuk marrin dot pensionin e plotë në moshën 64 vjeçare, pa punuar 43 vjet.

Macron e cilëson këtë reformë si të nevojshëm për ta bërë ekonominë franceze më konkurruese. Megjithatë sindikatat e kanë kundërshtuar dhe e cilësojnë këtë reformë si ‘mohim të demokracisë”.

Kjo grevë në Francë ka shkaktuar ndërprerjen e transportit publik, grumbullim plehrash në Paris si dhe përplasje të shpeshta me policinë.

Macron mund të përdorë fuqinë e tij të veçantë kushtetuese për ta kaluar projektligjin në parlament pa votim, por ai mund të përballet me sfida ligjore.

Pavarësisht protestave, një sondazh tregon kundërshtim të gjerë ndaj projektligjit të pensioneve.

 

Të fundit