Flash News

E-TJERA

Refuzohen azili për 43 emigrantë në Gjadër

Refuzohen azili për 43 emigrantë në Gjadër

Autoritetet shqiptare kanë refuzuar kërkesat për azil të 43 emigrantëve që mbërritën në Shqipëri, duke pranuar vetëm një rast për shqyrtim të mëtejshëm.

Sipas mediave italiane, emigrantët u dëgjuan gjatë ditës së djeshme, por shumica prej tyre nuk përmbushin kriteret për të marrë statusin e azilantit.

Ata kanë një afat prej 7 ditësh për të apeluar vendimin. Ndërkohë, të premten pritet të merret vendimi për qëndrimin e tyre në kampin e Gjadrit.

Delegacioni TAI (Tryeza e Azilit dhe Emigracionit), i cili po monitoron qendrat italo-shqiptare, ka konfirmuar se kërkesat për azil ishin të pabazuara, përveç një rasti të veçantë që do të ridëgjohet në një procedurë të re.

Të fundit