Flash News

Bota

Rekord viktimash në Indi nga Covid-19

Rekord viktimash në Indi nga Covid-19

India ka shënuar një tjetër rekord viktimash të shkaktuara nga Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Indinë janë shënuar 3,689 humbje jete për shkak të koronavirusit, raportojnë mediat. 

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë India shënoi një rekord botëror infektimesh ku gjatë 24 orëve u infektuan mbi 400 mijë persona. Kryeministri Narendra Modi u takua me ministrin e shëndetësisë mëngjesin e sotëm për të bërë një shqyrtim të krizës.

Spitalet po luftojnë për të trajtuar pacientët mes një mungese kronike të shtretërve dhe oksigjenit mjekësor.

India ka regjistruar më shumë se 19 milion raste të koronavirusit – i dyti vend pas SHBA. Gjithashtu ka konfirmuar më shumë se 215,000 vdekje, megjithëse numri i vërtetë mendohet të jetë shumë më i lartë.

Të fundit