Flash News

Bota

Revolta e shteteve myslimane mbi karikaturat e Profetit Muhamed, Macron: E kuptoj tronditjen e tyre, por do mbroj lirinë e shprehjes në vendin tim!

Revolta e shteteve myslimane mbi karikaturat e Profetit Muhamed, Macron: E
Presidenti francez Emmanuel Macron

Tre të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë brenda Bazilikës Notre-Dame në Nisë, Francë. Ngjarja e rëndë e cila pasoi vrasjen e një mësuesi do të trondiste sërish Francën.

Ndërkaq, Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se incidenti ishte një "sulm terrorist islamik", i cili dyshohet të ketë ardhur për shkak të pakënaqësive për publikimin e karikaturës së profetit Muhamed.

Macron, po ashtu, njoftoi rritjen e numrit të ushtarëve që po vendosen për të mbrojtur vendet publike, kisha apo shkolla, nga 3,000 në 7,000.

Në një intervistë për “Al Jazeera”, i është kthyer edhe njëherë deklaratës së tij të mëhershme, duke thënë se qëndrimi i tij është keqinterpretuar.

Presidenti francez ritheksoi se nuk mbështetste përmbajtjen e karikaturës, e konsideruara si blasfemi nga myslimanët, por të drejtën për lirinë e shprehjes.

“Mendoj se reagimet erdhën si rezultat i gënjeshtrave dhe shtrembërimeve të fjalëve të mia sepse njerëzit e kuptuan që unë mbështesja këto karikatura.

Unë e kuptoj dhe e respektoj faktin që dikush mund të tronditet nga këto ilustrime, por nuk mund të pranoj që kjo të justifikojë dhunën fizike. Dhe në vendin tim, unë do të mbroj gjithmonë lirinë e shprehjes, së të shkruarit dhe të vizatuarit”, u shpreh Macron.

"Karikaturat nuk janë një projekt qeveritar, por dolën nga gazetat e lira dhe të pavarura që s’kanë lidhje me qeverinë”, vijoi më tej presidenti francez.

Që prej publikimit të karikaturës në revistën franceze “Charlie Hebdo”, Franca është kthyer në shënjestër të vendeve me shumicë myslimane, duke bllokuar edhe marrëdhëniet tregtare mes tyre.

Të fundit