Flash News

Bota

Rikthehet në skenën politike italiane Silvio Berlusconi, pse e mori këtë vendim

Rikthehet në skenën politike italiane Silvio Berlusconi, pse e mori
Silvio Berlusconi, marrë nga Politico.eu

Edhe pse mendohej se karriera politike e Silvio Berlusconi kishte marrë fund, ai i ka befasuar të gjithë duke u futur sërish në vijën e parë të frontit të politikës italiane.

Politico.eu raporton se Berluskoni  është kthyer mbështetje për qeverinë e brishtë të koalicionit aktual, për të ndihmuar në  miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

Pas një dënimi nga gjykata për mashtrime me taksat, ai nuk mori asnjë post publik dhe u largua nga potikia italiane.  Mbështetja për partinë e tij, Forza Italia, është përgjysmuar që nga zgjedhjet e fundit në vetëm 7%. Por, Berluskoni ka sfiduar edhe një herë pritshmëritë, duke u kthyer në qendër të skenës politike, i pozicionuar si një ndërmjetës pushtetesh, teksa njëherazi mbron dhe interesat e tij të mëdha mbi bizneset që zotëron.

Qeveria aktuale italiane  e përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Pesë Yjet , nuk është në një pozitë të fortë, dhe dukej e destinuar të rrëzohej kur të votimi për projektbuxhetin e saj për vitin 2021.

Mbështetja e Berlusconit do të rrisë numrat në parlament. Me mbështetjen e buxheti, Berluskoni pretendon se po vepron në dobi të interesit kombëtar, pas thirrjeve të presidentit Sergio Mattarella për dialog dhe unitet. “Ne kemi vendosur gjithmonë interesin e vendit para interesave të partisë”- tha Berlusconi në një intervistë për gazetën e familjes së tij “Il Giornale”.

“Ne jemi në dialog me qeverinë. Nëse ajo pranon 2-3 propozimet tona, qënë thelb mbështesin të vetë-punësuarit dhe profesionistët e pavarur, dhe kërkojnë mosngritjen e taksave, ne do ta aprovojmë buxhetin”-tha një këshilltar i afërt i Berlusconit

Ministri i Ekonomisë Roberto Gualtieri, që vjen nga radhët e Partisë Demokratike, tha se qeveria mbështet propozimet e Forza Italia, dhe e cilësoi “pozitive” gatishmërinë e Berluskonit për të bashkëpunuar. Por Berluskoni nuk është nga ata që dhuron diçka falas.

Çfarë përfiton Berluskoni nga kjo lëvizje?

Në nëntor të këtij viti, qeveria e ndihmoi kompaninë Mediaset, që drejtohet nga Berluskoni, përmes miratimit të një ligji që e mbron atë nga përpjekjet franceze për të shtënë në dorë pronësinë e gjithë biznesit mediatik.

I etiketuar nga media si amendamenti “Shpëto Mediasetin”, ai ligj u interpretua gjerësisht si një ndihmë e hapur ndaj Berlusconit.

Pas kësaj, këshilltari i Berluskonit këmbënguli se ndihma ndaj Mediaset nuk ishte pjesë e një marrëveshje, por e pranoi se ligji ishte i dobishëm për kompaninë.

Për Francesco Clementi, një profesor në departamentin e shkencave politike në Universitetin e Peruxhas,mbështetja ndaj koalicionit qeverisës, i ofron Berluskonit mundësi për të pasur përfitime politike, por edhe avantazhe në biznesin e tij.

“Ai mund të marrë meritat për grantet që qeveria do japë për të vetë-punësuarit, dhe për pasojë të fitojë mbështetjen e tyre. Ky veprim, i kujton partnerëve të tij të djathtë në aleancën opozitare, se ata ende kanë nevojë që ai të ruajë mbështetjen e të moderuarve”- shprehet ai.

Një nga këta partnerë, Mateo Salvini i LEGA-s së krahut të djathtë, e akuzoi Berluskonin se e ka braktisur opozitën vetëm për të mbrojtur interesat e tij të biznesit.

 

Të fundit