Flash News

Bota

Rinisin bisedimet e paqes ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë

Rinisin bisedimet e paqes ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë

Kanë rinisur bisedimet ndërmjet Ukrainës dhe Rusia. Ato po zhvillohen online. Ndërsa në fillim të javës delegacionet u takuan ballë për ballë në Stamboll, Turqi.

Zyra presidenciale e Ukrainës, e cila citoi negociatorin ukrainas Mykhailo Podolyak, konfirmoi se bisedimet ishin zhvilluar, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Këtë javë u duk se kishte pasur një përparim të mundshëm në bisedimet e paqes në Stamboll pasi Rusia tha se do të zvogëlonte operacionin e saj ushtarak rreth Kievit dhe Chernihiv.

Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se "për momentin" ato ishin "vetëm fjalë, asgjë konkrete".

Të fundit