Flash News

Bota

Rreziku i përfshirjes në luftë, BE njofton sanksione të reja kundër Bjellorusisë

Rreziku i përfshirjes në luftë, BE njofton sanksione të reja

BE-ja do të vendosë sanksione të reja për Bjellorusinë, teksa vijon presionin ndaj Rusisë për t'i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë, tha sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Duke folur për gazetarët në Bruksel, ajo tha: "Ne do të dalim me sanksione të reja ndaj Bjellorusisë, duke iu përgjigjur rolit të saj në luftën e Rusisë në Ukrainë".

Von der Leyen tha gjithashtu se BE-ja do të vazhdojë "të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të mbështetur popullin e guximshëm të Ukrainës" dhe "të mbajë presionin mbi Kremlinin".

Paralajmërimi vjen disa ditë pasi kreu i opozitës bjelloruse Pavel Latushka la të kuptohet për një mobilizim të mundshëm për të ofruar ndihmë ushtarake për Rusinë.

Të fundit