Flash News

Bota

Rreziku i pushtimit nga Rusia, ukrainasit nisin stërvitjen ushtarake

Rreziku i pushtimit nga Rusia, ukrainasit nisin stërvitjen ushtarake

Të armatosur, por me mjete jo të vërteta shume ukrainës kanë nisur stërvitjen ushtarake në zonat periferike të Kievit, raportojnë mediat e huaja.

Stërvitjet kanë nisur, teksa rreziku për sulm nga Rusia vijon të rritet. Trajnimi për këdo që dëshiron të jetë i përgatitur në rast të pushtimit rus bëhet nga organizata, Total Resistance.

Tensionet midis Moskës dhe Kievit janë rritur javët e fundit, mes pretendimeve se Rusia ka vendosur 92,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës.

Moska aneksoi Krimenë nga Kievi në vitin 2014 dhe mbështeti separatistët në Ukrainën lindore, duke shkaktuar një luftë që ka vrarë më shumë se 13,000.

Shumë kanë frikë se grumbullimi i trupave ruse do të rindezë konfliktin në Ukrainën lindore dhe pse Moska ka mohuar që do të pushtojë.

Të fundit