Flash News

Bota

Rrëzohet avioni në Australi, vdesin tre marinsa amerikanë

Rrëzohet avioni në Australi, vdesin tre marinsa amerikanë

 

Tre marinsa të ushtrisë amerikanë kanë vdekur pas rrëzimit të avionit të tyre në veri të Australisë, thanë zyrtarët amerikanë.

"Në bord ishin 23 pjesëtarë të personelit. Tre prej tyre janë konfirmuar se kanë vdekur, ndërkaq pesë të tjerë janë transportuar në spitalin mbretëror të Darvinit dhe janë në gjendje serioze", tha përmes një deklarate një zyrtar i marinës amerikane.

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, tha se incidenti ishte "tragjik". Fluturakja amerikane, sipas tij, u rrëzua në veri të Australisë teksa po merrte pjesë në stërvitje ushtarake.

Ai tha se Qeveria e tij është e përqendruar që të ofrojë mbështetje.

Transmetuesi Sky News Australia raportoi se transportuesi ushtarak i llojit v-22 Osprey, në të cilin gjendeshin afër 20 marinsa amerikanë, u rrëzua në brigjet e Darvinit.

Të fundit