Flash News

Bota

Rrëzohet plani i "çertifikatave të vaksinimit" në Britani

Rrëzohet plani i "çertifikatave të vaksinimit"

Skema "çertifikatave të vaksinimit" për hyrjen në klube nate dhe aktivitete të mëdha në Angli nuk do të shkojë përpara, tha Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid.

Ai tha se qeveria kishte analizuar situatën, duke shtuar: "Unë jam i kënaqur të them që nuk do të shkojmë përpara."

Mendohej se plani do të prezantohej në fund të këtij muaji. Sipas skemës, qytetarëve do t'u kërkohej të tregonin prova që kishin marrë të dyja dozat e vaksinës.

Shoqatat thanë se ky plan mund të dëmtonte industrinë. Kishte gjithashtu kundërshtim nga deputetët konservatorë, të cilët u shpreh se plani ishte "përçarës, i papunueshëm dhe i shtrenjtë".

Javën e kaluar, ministri i vaksinave Nadhim Zahawi tha se fundi i shtatorit ishte koha e duhur për të filluar skemën e "çertifikatave të vaksinimit".

Burimi: BBC

Të fundit