Flash News

Bota

Rritet ndjeshëm numri i infeksioneve, Spanja nxiton për të vaksinuar të rinjtë

Rritet ndjeshëm numri i infeksioneve, Spanja nxiton për të

Përballë një numri të madh të infeksioneve të reja midis të rinjve të pavaksinuar, disa rajone në Spanjë po rivendosin kufizimet për jetën e natës.

Nga frika se rritja e shpejtë e rasteve të reja me Covid-19 mund të dëmtojë sistemin shëndetësor, po rriten përpjekjet për vaksinimin e personave nën 30-vjeç.

Procesi i imunizimit deri më tani në Spanjë është përqendruar te të moshuarit dhe grupet e riskut, duke lënë mënjanë imunizimin e të rinjve, raportojnë mediat e huaja. Por këta të fundit janë kthyer në problem, pas lehtësimit të masave.

Deri më tani, 40% e 47 milionë banorëve të Spanjës janë vaksinuar plotësisht, një nga nivelet më të larta në Evropë.

Të fundit