Flash News

Bota

Rritet rreziku i pushtimit rus, Biden telefonon presidentin ukrainas

Rritet rreziku i pushtimit rus, Biden telefonon presidentin ukrainas

President i SHBA-së, Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun ukrainas Volodymyr Zelenskyy, teksa rreziku i pushtimit rus rritet.

AL Jazzera shkruan se Biden foli gjatë me homologun ukrainas Volodymyr Zelenskyy rreth ngritjes ushtarake të Rusisë përgjatë kufijve të Ukrainës dhe të dyja palët ranë dakord mbi nevojën për të ndjekur "diplomacinë dhe parandalimin".

Me frikën perëndimore në rritje se Rusia do të pushtojë ish-shtetin sovjetik, Shtëpia e Bardhë shtoi se Biden "e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me shpejtësi dhe vendosmëri, së bashku me aleatët dhe partnerët e saj, ndaj çdo agresioni të mëtejshëm rus kundër Ukrainës".

Rusia mund të pushtojë Ukrainën në çdo kohë dhe mund të krijojë një pretekst të befasishëm për një sulm, paralajmëroi të dielën këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, duke rikonfirmuar zotimin për të mbrojtur "çdo pëllëmbë" të territorit të NATO-s.

 

Të fundit