Flash News

Bota

Rritja e rasteve në Australi, Sydney do të përballet me kufizime të ashpra

Rritja e rasteve në Australi, Sydney do të përballet me kufizime

Sydney do të përballet me kufizime më të ashpra, pasi rastet me Covid-19 janë rritur ndjeshëm dhe treguan se masat aktuale nuk kishin funksionuar për të ndaluar përhapjen e virusit.

Në qytetin më të madh të Australisë, banorët janë të ndaluar të udhëtojnë më shumë se 10 km nga shtëpitë e tyre.

Vetëm një person nga secila shtëpi mund të dalë për të bërë pazar, ndërsa në ceremonitë e varrimit nuk mund të marrin pjesë më shumë se 10 njerëz.

Qeveria e pranoi që rregullat ishin "tronditëse",  ndërsa tha se rritja e infeksioneve e kishte bërë të nevojshme.

Shumica e australianëve, rreth 90% e popullsisë janë të pavaksinuar. Banorët e Sydney shpresonin që të dilnin nga bllokimi në 17 korrik, raporton BBC.

Të fundit