Flash News

Bota

Rritja e shifrave të koronavirusit, BE rikthen kufizimet e udhëtimit me disa shtete

Rritja e shifrave të koronavirusit, BE rikthen kufizimet e udhëtimit

Bashkimi Europian rikthen kufizimet për qytetarët, të cilët hyjnë në Bllok nga Kanadaja, Tunizia dhe Gjeorgjia, për shkak përkeqësimit të situatës nga COVID-19.

“Udhëtarët nga Kanadaja, Tunizia dhe Gjeorgjia, të cilët deri më tani mund të hynin në Bllok, do të lejohen të udhëtojnë në BE vetëm nëse arsyet e udhëtimeve të tyre konsiderohen thelbësore”, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Sipas udhëzimeve të rishikuara, të cilat ende nuk kanë hyrë në fuqi vetëm shtetasit nga Singapori, Australia, Japonia, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja e Jugut, Tajlanda dhe Uruguaji, mund të hyjnë tani në BE pa kufizime.

Të fundit