Flash News

Bota

Rritja e të infektuarve me covid-19, Greqia mbyll kopshtet dhe shkollat fillore

Rritja e të infektuarve me covid-19, Greqia mbyll kopshtet dhe shkollat

Greqia ka vendosur të mbyllë kopshtet dhe shkollat fillore, teksa po përballet tashmë me valën e dytë covid-19 dhe rritjen e numrave të të infektuarve dhe viktimave.

Propozimi për mbylljen e kopshteve dhe shkollave fillore u bë nga komiteti i ekspertëve dhe do të qëndrojnë të mbyllur të paktën deri në fund të muajit.

Sipas burimeve në Ministrinë e Arsimit, raportojnë mediat greke, shkalla e transmetueshmërisë në arsimin fillor mbetet e ulët, megjithatë masa konsiderohet e nevojshme për të zvogëluar lëvizjen e prindërve gjatë ditës, si dhe lëvizjen në dyqanet e vogla rreth shkollave.

Fillimisht, komiteti diskutoi mbylljen e shkollave fillore vetëm në zona të mbingarkuara, por pas një takimi të gjatë, ata dolën me propozimin për shkolla fillore të mbyllura në të gjithë vendin.

Të fundit