Flash News

Bota

Rubio: Hamasi duhet zhdukur

Rubio: Hamasi duhet zhdukur

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe Princi i Kurorës saudit Mohammed bin Salman diskutuan mbi planet për Gazën gjatë një takimi të zhvilluar sot (e hënë), tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

Zoti Rubio po viziton Lindjen e Mesme pas propozimit të Presidenti Donald Trump që banorët palestinezë të rajonit të zhvendosen në vendet të tjera arabe dhe që SHBA-të të udhëheqin rindërtimin e Gazës.

"Sekretari nënvizoi rëndësinë e një marrëveshjeje për Gazën që kontribuon në sigurinë rajonale", tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Tammy Bruce lidhur me takimin mes Sekretarit Rubio dhe princit të kurorës.

Të dy riafirmuan gjithashtu angazhimin ndaj armëpushimit për të cilin është rënë dakord muajin e kaluar mes Izraelit dhe Hamasit dhe diskutuan mbi Sirinë, Libanin dhe Detin e Kuq, tha zonja Bruce.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio po qëndron sot në Arabinë Saudite si pjesë të një vizite në rajon, të përqendruar në armëpushimin ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, faza e parë e të cilit skadon pas dy javësh.

Paraprakisht, Sekretari Rubio qëndroi në Izrael ku tha se Hamasin duhet zhdukur ndërkohë që i bëri jehonë vizionit të Presidentin Donald Trump për një Gazë të çliruar nga ndikimi i grupit militant palestinez./ VOA

Të fundit