Flash News

Bota

Rusia akuzon administratën Biden për krijimin e atmosferës për sulm ndaj Trump

Rusia akuzon administratën Biden për krijimin e atmosferës

Kremlini ka reaguar pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas deklaratës së dhënë nga Kremlini, administrata amerikane nuk është përgjegjëse për atentatin e së shtunës ndaj Trump, por se ajo kishte krijuar një atmosferë që provokoi sulmin.

“Ne nuk besojmë se përpjekja për të eliminuar dhe vrarë Trump është organizuar nga autoritetet aktuale”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. “Por atmosfera rreth kandidatit Trump... provokoi atë që Amerika po përballet sot."

Trump u qëllua në vesh gjatë një mitingu në Pensilvani, në një sulm që tani po hetohet si një atentat.

Sulmuesi u qëllua për vdekje dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit thanë se nuk kishin identifikuar ende një motiv.

Të fundit