Flash News

Bota

Rusia akuzon Lituaninë për tranzitin e mallrave në Kaliningrad

Rusia akuzon Lituaninë për tranzitin e mallrave në Kaliningrad

Rusia ka kërkuar që Lituania të heqë menjëherë ndalimin e tranzitit të disa mallrave në enklavën ruse të Kaliningradit.

Ministria e Jashtme e Rusisë thirri të dërguarin e lartë të Lituanisë në Moskë për të paralajmëruar se nëse tranziti nuk rivendoset shpejt, Rusia do të përgjigjet për të mbrojtur interesat e saj, raporton The Guardian.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e përshkroi situatën si  serioze, teksa tha:

Ky vendim është vërtet i paprecedentë. Është shkelje e gjithçkaje.

Autoritetet lituaneze kanë ndaluar transitin e mallrave në një listë sanksionesh të BE-së në të gjithë territorin e saj, e cila përfshin të vetmen rrugë hekurudhore midis Rusisë kontinentale dhe enklavës së Kaliningradit në Detin Baltik. Mallrat e ndaluara përfshijnë qymyrin, metalet, materialet e ndërtimit dhe teknologjinë e avancuar.

Guvernatori i Kaliningradit ka vlerësuar se ndalimi mund të prekë deri në gjysmën e të gjitha mallrave që sillen në rajon me hekurudhë.

 

Të fundit