Flash News

Bota

Rusia akuzon Ukrainën për sulme ajrore në kufi

Rusia akuzon Ukrainën për sulme ajrore në kufi

Autoritetet në Rusi kanë akuzuar forcat ukrainase për nisjen e sulmeve ajrore në rajonin Russin të Bryansk, i cili kufizohet me Ukrainën.

Komiteti Hetues i Rusisë pretendoi se të paktën gjashtë shtëpi në fshatin Klimovë u dëmtuan dhe shtatë persona, përfshirë një foshnjë, pësuan lëndime në sulm.

Ai pretendoi se dy helikopterë ushtarakë ukrainas hynë në hapësirën ajrore të Rusisë të enjten dhe, "duke lëvizur në lartësi të ulët, duke vepruar qëllimisht, kryen të paktën gjashtë sulme ajrore mbi ndërtesat e banimit në fshatin Klimovo", rreth 11 kilometra larg kufirit rus.

Më herët në prill, zyrtarët e lartë të sigurisë së Ukrainës mohuan se Kievi ishte pas një sulmi ajror në një depo nafte në qytetin rus të Belgorod, 35 milje nga kufiri.

Të fundit