Flash News

Bota

Rusia bombardon Odesën, regjistrohen 19 viktima

Rusia bombardon Odesën, regjistrohen 19 viktima

Të paktën 19 persona, përfshirë dy fëmijë, janë konfirmuar të vdekur pas sulmeve me raketa ruse në një ndërtesë apartamentesh dhe resort në Odesa në Ukrainën jugore, sipas zyrtarëve ukrainas.

38 persona të tjerë, përfshirë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë, u shtruan në spital me lëndime, raportoi shërbimi i sigurisë i Ukrainës, shkruan The Gurdian.

Pothuajse të gjitha viktimat ishin në një ndërtesë nëntëkatëshe të goditur nga një raketë në fshatin Serhiyivka në orën 1 të mëngjesit me kohën lokale të së premtes. Të paktën dy persona, përfshirë një djalë 12-vjeçar, u vranë në një sulm të veçantë në një vendpushim pushimi në fshat.

Zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës, Yevhenii Yenin, tha se nuk kishte objektiva ushtarake apo infrastrukturë në afërsi të zonave të goditura nga raketat.

Të fundit