Flash News

Bota

Rusia dënon me vdekje dy britanikë: Kanë kryer krime lufte në Donetsk

Rusia dënon me vdekje dy britanikë: Kanë kryer krime lufte

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, njoftoi se dy shtetas britanikë dhe një maroken janë dënuar me vdekje pasi akuzohen të kenë kryer krime lufte në rajonin e Donetskut.

Lavrov nuk pranoi ta komentonte rastin e britanikëve, raporton The Guardian.

“Për momentin, gjyqet që përmendët po zhvillohen në bazë të legjislacionit të Republikës Popullore të Donetskut, sepse krimet në fjalë janë kryer në territorin e DPR. Unë nuk do të komentoj për gjyqësorin e Republikës Popullore të Donetskut”, tha Lavrov gjatë një konference për shtyp.

Aiden Aslin, 28 vjeç dhe Shaun Pinner, 48 vjeç, u dënuan dje në gjykatë me një vendim që është cilësuar si gjykim i rremë pa legjitimitet.

Ndër vendet anëtare të OKB-së, vetëm Rusia njeh të gjithë provincën ukrainase të Donetskut, pjesa më e madhe e së cilës mbetet nën kontrollin e Ukrainës, si DPR e pavarur.

Të fundit