Flash News

Bota

Rusia do të evakuojë stafin diplomatik nga Ukraina

Rusia do të evakuojë stafin diplomatik nga Ukraina

Rusia ka marrë një vendim për të evakuuar stafin e saj diplomatik nga Ukraina, tha ministria e saj e jashtme.

"Prioriteti ynë i parë është të kujdesemi për diplomatët rusë dhe punonjësit e Ambasadës dhe Konsullatave të Përgjithshme. Për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre, udhëheqja ruse vendosi të evakuojë stafin e misioneve ruse në Ukrainë, gjë që do të zbatohet në të ardhmen shumë të afërt. “ thuhet në një deklaratë.

Disa ambasada perëndimore janë zhvendosur nga Kievi në qytetin e Lviv pranë kufirit polak, pasi SHBA dhe aleatët e saj kanë akuzuar prej muajsh Rusinë për planifikimin e një sulmi ndaj Ukrainës.

Njoftimi i evakuimeve erdhi menjëherë pasi dhoma e lartë e parlamentit rus i dha leje Putinit të përdorte ushtrinë ruse jashtë vendit.

Putini njohu të hënën rajonet Donetsk dhe Lugansk të kontrolluar nga separatistët e Ukrainës si të pavarura dhe nënshkroi marrëveshje me ta, duke hapur derën për praninë ushtarake ruse në vendin e mbështetur nga perëndimi.

Të fundit