Flash News

Bota

Rusia do të tërheqë trupat nga qyteti kryesor i Kherson në Ukrainë

Rusia do të tërheqë trupat nga qyteti kryesor i Kherson në

Ushtria ruse është urdhëruar të tërhiqet nga qyteti ukrainas Kherson, i vetmi qytet rajonal i pushtuar që nga fillimi i pushtimit në shkurt.

Komandanti rus në Ukrainë, gjenerali Sergei Surovikin, tha se nuk ishte më e mundur të vazhdohej furnizimi i qytetit.

BBC shkruan se forcat ruse do të tërhiqen tërësisht nga bregu perëndimor i lumit Dnipro dhe kjo vjen si një goditje e rëndësishme pasi Rusia përballet me një kundërsulm ukrainas.

"Në këto rrethana, opsioni më i arsyeshëm është organizimi i mbrojtjes përgjatë një linje barriere përgjatë lumit Dnipro," tha gjenerali Surovikin në një takim të udhëheqësve të lartë ushtarakë.

Njoftimi erdhi menjëherë pasi mediat ruse thanë se nënkryetari i Khersonit, Kirill Stremousov, ishte vrarë në një aksident automobilistik. I parë si një nga nxitësit kryesorë të okupimit të Khersonit, ai kishte paralajmëruar vetëm gjashtë ditë më parë se kishte "më shumë gjasa" që forcat ruse të kalonin në bregun lindor.

Të fundit