Flash News

Bota

Rusia e pranon: Janë përdorur raketa hipersonike në Ukrainë

Rusia e pranon: Janë përdorur raketa hipersonike në Ukrainë

Rusia ka përdorur raketat e saj më të reja hipersonike Kinzhal për herë të parë në Ukrainë të premten për të shkatërruar një depo armësh në perëndim të vendit, tha ministria e mbrojtjes.

Moska nuk e ka pranuar kurrë më parë përdorimin e armës me precizion të lartë në luftime dhe agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti tha se ishte përdorimi i parë i armëve hipersonike Kinzhal gjatë konfliktit në Ukrainë.

Sistemi raketor i aviacionit Kinzhal me raketa hipersonike shkatërroi një magazinë të madhe nëntokësore që përmbante raketa dhe municione aviacioni në fshatin Deliatyn në rajonin Ivano-Frankivsk”, tha ministria ruse e mbrojtjes.

Të fundit