Flash News

Bota

Rusia sulme të ashpra në prag të Krishtlindjeve, shkatërron Khersonin

Rusia sulme të ashpra në prag të Krishtlindjeve, shkatërron

Predhat ruse goditën qytetin jugor të Kherson, duke vrarë shtatë persona dhe plagosur 58 të tjerë.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se sulmet shkatërruese erdhën teksa ukrainasit po fillonin festimet e Krishtlindjeve.

“Kjo është jeta reale e Khersonit”, shkroi Zelenskyy. Imazhet treguan makina në flakë, trupa në rrugë dhe xhamat e ndërtesave të shpërthyera.

Nënkryetari i zyrës presidenciale, Kyrylo Tymoshenko, tha se shtatë persona u vranë në bombardimet e Kherson të shtunën dhe 58 u plagosën, të paktën 16 prej tyre në gjendje të rëndë.

Sot shënohen 10 muaj nga fillimi i pushtimit rus. Ukraina është përballur me një sulm të ripërtërirë të zjarrit të artilerisë ruse, raketave, granatimeve dhe sulmeve me dronë që nga fillimi i tetorit, shumica e të cilave synojnë infrastrukturën energjetike në një përpjekje për të shkurtuar shërbimet e energjisë elektrike dhe ngrohjes ndërsa dimri i ftohtë përparon.

Sulmet kanë qenë veçanërisht intensive në Kherson që kur forcat ruse u tërhoqën dhe ushtria e Ukrainës rimori qytetin jugor në nëntor.

Burimi: Euronews

Të fundit