Flash News

Bota

Rusia merr kontrollin e aeroportit të Kievit

Rusia merr kontrollin e aeroportit të Kievit

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e aeroportit Hostomel pranë Kievit dhe kanë zbarkuar parashutistët në zonë, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Sipas The Guardian, ministria ruse e mbrojtjes tha se ushtria ruse “eliminoi” më shumë se 200 persona nga njësitë speciale të Ukrainës gjatë kapjes së aerodromit strategjik.

Ministri u shpreh se forcat kishin bllokuar hyrjen në Kiev nga perëndimi dhe forcat separatiste në Ukrainën lindore kishin sulmuar pozicionet e ushtrisë ukrainase me mbështetjen e ushtrisë ruse.

Deri tani, SHBA, BE, Britania e Madhe dhe Australia vendosën sanksione të reja ndaj Dumasë ruse, përfshirë ngrirjen e llogarive bankare, importeve dhe importeve e deri bllokimi i hapësirës ajrore.

Pak më parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i bëri thirrje presidenti Putin për dialog. Ndërsa ky i funidt u shpreh i gatshëm për bisedime.

 

Të fundit