Flash News

Bota

Rusia miraton vaksinën e saj të tretë anti-Covid

Rusia miraton vaksinën e saj të tretë anti-Covid
Foto ilustruese

Të shtunën, Rusia miratoi vaksinën e tretë anti-Covid. Kështu bëri me dije kryeministri Mikhail Mishustin në një intervistë, megjithëse provat klinike ende nuk kanë filluar.

"Sot, Rusia është i vetmi vend që ka tashmë tre vaksina kundër COVID-19", tha Mishustin.

CoviVac është vaksina më e re ruse, raporton Reuters. Më herët Rusia ka aprovuar dy vaksina kundër koronavirusit, përfshirë Sputnik V, të zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës.

Miratimet paraprake ishin ngritur si shqetësim nga disa ekspertë në Perëndim, kishin ngritur shqetësime në mesin e disa shkencëtarëve në Perëndim, por vaksnimi në shkallë masive në Rusi nisi vetëm pasi përfunduan provat që treguan sukses.

Sputnik V u miratua në gusht, ndërsa vaksinimi masiv filloi në dhjetor, pasi rezultatet paraprake të provës treguan se vaksina ishte 91.4% efektive.

Që nga ajo kohë, më shumë se dy milionë rusë kanë marrë të paktën dozën e parë të Sputnik V, tha Ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko.

Të fundit