Flash News

Bota

Rusia ndryshon drejtuesin e luftës në Ukrainë, si e shohin ekspertët këtë lëvizje

Rusia ndryshon drejtuesin e luftës në Ukrainë, si e shohin
Valery Gerasimov

Rusia urdhëroi gjeneralin e saj të lartë që të merrte përgjegjësinë për pushtimin e saj në Ukrainë në tronditjen më të madhe të strukturës së saj komanduese ushtarake pas disa muajsh humbjesh në fushën e betejës.

Ministria ruse e mbrojtjes tha të mërkurën se ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu emëroi shefin e Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov si komandant të përgjithshëm të forcave për atë që Moska e quan "operacioni i saj special ushtarak" në Ukrainë.

Lëvizja jo vetëm që e bëri Gerasimov drejtpërdrejt përgjegjës për fatin e luftës, por uli reputacionin e gjeneralit Sergey Surovikin, i njohur si i pamëshirëshmi.

Kjo dëshmon se Rusia nuk e ka aq të lehtë pushtimin e Ukrainës. Gjatë 11 muajve luftë, Vladimir Putin ka ndryshuar disa herë udhëheqësit e luftës.

Dmitry Trenin, një analist politik me qendër në Moskë, tha se “Emërimi i Gerasimov do të thotë se rëndësia e operacionit është rritur dhe qëllimi i operacionit mund të zgjerohet përtej asaj që shohim sot. Kjo është shumë domethënëse”.

Burimi: AL Jazzera

 

 

Të fundit