Flash News

Bota

Rusia njofton armëpushim të përkohshëm për dy qytete të Ukrainës

Rusia njofton armëpushim të përkohshëm për dy qytete

Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar një armëpushim të përkohshëm dhe hapjen e korridoreve humanitare për civilët nga ora 10:00 me orën e Moskës (07:00 GMT) të shtunën nga dy qytete në juglindje të Ukrainës, Mariupol dhe Volnovakha.

Rusia thotë se ka rënë dakord për rrugët jashtë qyteteve me palën ukrainase, por shton se nuk ka parë konfirmim për këtë nga Ukraina

Mariupol është një qytet port i madh dhe ka qenë i rrethuar nga forcat ruse për disa ditë. Ka pasur edhe luftime të ashpra në Volnovakha, shkruan BBC.

Më herët, kryebashkiaku i Mariupolit bëri thirrje që civilët të lejohen të largohen mes asaj që ai e quajti një "bllokadë" nga forcat ruse.

Nga ana tjeter tjetër, luftimet vazhdojnë. Shpërthime të shumta u dëgjuan në Kharkiv, në veri-lindje të Ukrainës

Në qytetin lindor të Sumy, i cili është i rrethuar nga trupat ruse, granatimet filluan në orën 05:00 (02:00 GMT) sipas mediave ukrainase.

 

Të fundit