Flash News

Bota

Rusia: Nuk do të ketë bisedime me Ukrainën

Rusia: Nuk do të ketë bisedime me Ukrainën

Zëvendësministri i Jashtëm i Moskës, Andrei Rudenko ka thënë se aktualisht nuk po zhvillohen negociata mes Rusisë dhe Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja.

"Jo, negociatat nuk po vazhdojnë. Ukraina është tërhequr praktikisht nga procesi i negociatave," u tha ai gazetarëve.

Rudenko shtoi se Kievi është tërhequr nga bisedimet diplomatike pasi ai përsëriti se negociatat nuk po ndodhin "në asnjë formë".

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se ai e kupton nevojën për dialog me Rusinë - dhe se nga ana e tyre, "jo të gjitha urat diplomatike janë djegur".

Të fundit