Flash News

Bota

Rusia planifikon të përfundojë riparimet në urën e Krimesë deri në korrik të vitit të ardhshëm

Rusia planifikon të përfundojë riparimet në urën e

Qeveria ruse ka njoftuar planet për të përfunduar riparimet në urën e Krimesë deri më 1 korrik 2023, sipas një dekreti të publikuar në portalin e qeverisë.

Ura rrugore dhe hekurudhore u dëmtua rëndë nga një shpërthim fundjavën e kaluar. Rusia ka fajësuar shërbimet e sigurisë të Ukrainës për sulmin, i cili dyshohet se është kryer me një bombë të fshehur brenda një kamioni.

Dekreti, i nënshkruar nga kryeministri Mikhail Mishustin, thotë se kompania Nizhneangarsktransstroy është emëruar si kontraktori i vetëm për restaurimin dhe rindërtimin e urës së Krimesë, shkruan CNN.

 

Të fundit