Flash News

Bota

Rusia pranon dështimin? Erdogan: Putini është i gatshëm për t'i dhënë fund luftës

Rusia pranon dështimin? Erdogan: Putini është i gatshëm

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se beson se lideri rus po kërkon t'i japë fund luftës që filloi në Ukrainë dhe se do të bëhet një "hap i rëndësishëm".

Ai tha nga bisedimet e fundit me Vladimir Putin, pati përshtypjen se ai dëshironte "t'i jepte fund kësaj sa më shpejt të jetë e mundur". Ukraina ka rimarrë pjesë të territorit të saj këtë muaj.

Udhëheqësi turk tregoi se gjërat ishin "mjaft problematike" për Rusinë. Erdogan foli për "diskutime shumë të gjera" me Putinin në një samit në Uzbekistan javën e kaluar.

"Ai në fakt po më tregon se është i gatshëm t'i japë fund kësaj sa më shpejt të jetë e mundur," tha Erdogan. "Kjo ishte përshtypja ime, sepse mënyra se si po shkojnë gjërat tani është mjaft problematike."

Erdogan ka kërkuar vazhdimisht të ndërmjetësojë gjatë luftës, duke promovuar një qëndrim "të balancuar" për Turqinë anëtare të NATO-s, ndërsa kundërshton sanksionet perëndimore ndaj Rusisë.

Ai ndihmoi OKB-në të ndërmjetësonte një rifillim të eksporteve të grurit nga Ukraina dhe tha javën e kaluar se po përpiqej të organizonte bisedime të drejtpërdrejta për armëpushim.

Ndërkohë, dy muaj pasi forcat ruse morën kontrollin mbi të gjithë rajonin lindor të Luhanskut, Ukraina ka rimarrë një pjesë të territorit.

Megjithatë, Rusia nuk ka dhënë asnjë tregues se është e gatshme të pranojë kërkesat e Kievit për një tërheqje të plotë nga territori ukrainas, duke përfshirë zonat e pushtuara në 2014.

Burimi: BBC

 

Të fundit