Flash News

Bota

Rusia pretendon se ka lëshuar një tjetër 'raketë hipersonike'

Rusia pretendon se ka lëshuar një tjetër 'raketë
foto ilustruese

Autoritetet ruse pretenduan se kishin nisur një tjetër sulm me raketa hipersonike në Ukrainë për të dytën ditë radhazi. Arma - e njohur si Kinzhal, që do të thotë kamë - goditi një depo karburanti ukrainas pranë portit të Mykolaiv në Detin e Zi, tha një zyrtar i ministrisë ruse të mbrojtjes.

Është dita e dytë me radhë që Rusia thotë se ka përdorur raketën, e cila është e aftë të godasë objektivat 1250 milje larg me një shpejtësi 10 herë më të madhe se shpejtësia e zërit. Ushtria ruse tha se raketa e saj e fundit hipersonike goditi një depo karburanti ukrainas në Kostiantynivka.

Një ditë më parë, ushtria ruse tha se një raketë hipersonike u përdor për herë të parë në luftime për të shkatërruar një depo municioni në malet Karpate në Ukrainën perëndimore. Sipas Rusisë, sulmi i depove të karburantit përfshiu edhe raketa lundrimi Kalibr të lëshuara nga luftanijet ruse nga Deti Kaspik

Të fundit