Flash News

Bota

Rusia qëllon ndaj anijes britanike në Detin e Zi

Rusia qëllon ndaj anijes britanike në Detin e Zi
Foto ilustruese

Një anije ushtarake ruse ka qëlluar ndaj një anije të marinës mbretërore britanike në Detin e Zi, raportojnë mediat e huaja.

Ministria e Mbrojtjes rusisë tha se goditjet ishin paralajmëruese për t'ju kërkuar britanikëve që të largoheshin nga ujërat ruse.

Incidenti ndodhi në jug të Krimesë, ku sipas rusëve, anija britanike ndryshoi papritur kursin, duke u futur në ujërat e Rusisë.

Një avion rus lëshoi katër bomba pranë anijes britanike, ndërsa anija patrulluese ruse po ashtu qëlloi pranë britanikëve.

Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se goditja e Rusisë tregoi një politikë agresive dhe provokuese që përbënte një kërcënim për Ukrainën dhe aleatët e saj.

Të fundit