Flash News

Bota

Rusia raporton rekord ditor viktimash nga Covid-19

Rusia raporton rekord ditor viktimash nga Covid-19

Rusia ka raportuar sot numrin më të lartë të viktimave në një ditë nga Covid-19. 808 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Numri zyrtar i vdekjeve nga COVID-19 në Rusi është 168,049-i pesti më i lartë në botë, sipas një raporti të Universitetit Johns Hopkins.

Numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë. Agjencia statistikore e vendit Rosstat, e cila ka një përkufizim më të gjerë të asaj që përbën një vdekje nga COVID-19, raportoi më shumë se 300,000 vdekje deri në fund të qershorit.

Task Forca e Koronavirusit njoftoi gjithashtu se kishte pasur 21,932 infeksione të reja gjatë 24 orëve të fundit. Rritja e shifrave po i adresohet variantit Delta, i cili është vlerësuar shumë ngjitës.

Autoritetet ruse kanë luftuar për të promovuar vaksinimin. Rreth 27% e popullsisë prej 144.4 milionë banorë kanë marrë të paktën një dozë dhe vetëm 19% është plotësisht e vaksinuar, sipas Our Ëorld In Data.

Rusia mbetet prapa vendeve të tjera, si Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe BE, të cilat kanë vaksinuar plotësisht më shumë se gjysmën e popullsisë së tyre.

Vdekshmëria në Rusi në korrik ishte 17.9% më e lartë se korriku i 2020-ës, njoftuan zyrtarët javën e kaluar.

Burimi: Euronews

Të fundit