Flash News

Bota

Rusia shpjegon pse dëboi diplomatin amerikan

Rusia shpjegon pse dëboi diplomatin amerikan

Rusia thotë se urdhëroi dëbimin e zëvendësambasadorit në ambasadën e SHBA-së në Moskë në përgjigje të dëbimit nga SHBA të një zyrtari të lartë në ambasadën ruse në Uashington.

Më herët, SHBA-ja e quajti dëbimin e diplomatit të saj të lartë, Bart Gorman, "provokim".

Ministria e Jashtme ruse ka lëshuar një deklaratë në përgjigje të raportimeve të mediave që e paraqesin aktin si "pothuajse një përshkallëzim të qëllimshëm nga pala ruse".

Në deklaratë thuhet: “Diplomati amerikan me të vërtetë është urdhëruar të largohet nga Rusia, por rreptësisht në përgjigje të dëbimit të paarsyeshëm të këshilltarit të Ambasadës sonë në Uashington, pavarësisht statusit të tij si zyrtar kryesor”.

Të fundit