Flash News

Bota

Rusia thotë se zmbrapsi një sulm me dron në Krime

Rusia thotë se zmbrapsi një sulm me dron në Krime

Anijet luftarake ruse të Detit të Zi kanë zmbrapsur një sulm me dron në Gjirin e Sevastopolit, tha të shtunën një zyrtar rus në Krime.

Në një postim në mediat sociale, zyrtari rus dhe kryetari i bashkisë së Sevastopolit, Mikhail Razvozhayev tha se "asnjë objekt në qytet nuk u godit".

“Situata është e qetë dhe nën kontroll. Të gjitha ekipet operative janë në gatishmëri”, tha ai, shkruan CNN.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi se tragetet dhe varkat janë bllokuar përkohësisht nga hyrja në gji.

Sevastopol, së bashku me pjesën tjetër të Krimesë, njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës. Është qyteti më i madh në gadishull dhe ka qenë një port i rëndësishëm dhe një bazë e madhe detare për flotën ruse të Detit të Zi.

Të fundit