Flash News

Bota

Rusia urdhëron mediat të mos përdorin këto fjalë gjatë raportimit për luftën në Ukrainë

Rusia urdhëron mediat të mos përdorin këto fjalë

Rregullatori rus i komunikimit u kërkoi mediave vendase të heqin raportet që përshkruajnë sulmin e Moskës ndaj Ukrainës si një “sulm, pushtim ose shpallje lufte”.

Rregullatori gjithashtu ka ndaluar referencat për çdo civil të vrarë nga ushtria ruse në Ukrainë.

"Ne theksojmë se vetëm burimet zyrtare ruse kanë informacion aktual dhe të besueshëm," tha Roskomnadzor në një deklaratë, ndërsa Moska zyrtarisht e quan ndërhyrjen e saj në Ukrainë një "operacion special ushtarak" i destinuar për "ruajtjen e paqes".

Ky njoftim zyrtar iu dërgua një sërë mediash, shumica e të cilave janë kritike ndaj pushtetit rus, si gazeta Novaya Gazeta, kryeredaktori i së cilës është fituesi i Çmimit Nobel për Paqen 2021, kanali online Dojd ose faqja Mediazona të cilët tashmë janë klasifikuar si “agjentë të huaj” në Rusi.

Sipas rregullatorit, këto media janë fajtore për përhapjen e informacionit të rremë duke pretenduar se "forcat e armatosura ruse po qëllojnë mbi qytetet e Ukrainës". Ai i kritikon edhe për përmbajtjen “ku operacioni i kryer cilësohet si ofensivë, pushtim apo shpallje lufte”.

Në rast të refuzimit për të fshirë përmbajtjen "qasja në këto media do të kufizohet", paralajmëron Roskomnadzor e cila kërcënon gjithashtu edhe me gjoba të rënda.

Të fundit