Flash News

Bota

Samiti i jashtëzakonshëm i Kombeve të Bashkuara për pandeminë më 3 dhe 4 dhjetor

Samiti i jashtëzakonshëm i Kombeve të Bashkuara për

Takimi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do të mbahet në një formë virtuale në nivelin e presidentëve dhe qeverive, raporton Aljazeera. Samiti i  jashtëzakonshëm në formë virtuale mbi pandeminë COVID-19 do të mbahet në 3 dhe 4 Dhjetor. Ky takim ka qëllim forcimin e koordinimin ndërkombëtar.

Takimi do të mbahet në nivelin e krerëve të shteteve dhe qeverive, sipas një rezolute të miratuar nga 150 nga 193 vendet në Asamblenë e Përgjithshme të KB. Asnjë shtet anëtar nuk votoi kundër, vetëm tre prej tyre abstenuan: Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Armenia.

Që nga shpërthimi i pandemisë në fillim të vitit, 193 shtete anëtare të KB kanë miratuar katër rezoluta për pandeminë: me 2 prill për solidaritetin ndërkombëtar, 20 prill për bashkëpunimin në qasjen e vendeve për ilaçe dhe vaksina, 11 shtator në veprim global dhe të koordinuar dhe një të vetme përgjigje ndaj kërcënimeve globale të shëndetit.

Të fundit