Bota

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton SHBA-në javën e ardhshme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton SHBA-në javën e

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë periudhës 23-25 qershor.

Sipas njoftimit të publikuar nga NATO, më 24 qershor Rutte do të pritet në Shtëpinë e Bardhë, ku do të zhvillojë takime me presidentin amerikan Donald Trump dhe përfaqësues të tjerë të lartë të administratës amerikane.

Gjatë qëndrimit në Uashington, kreu i Aleancës do të marrë pjesë gjithashtu në mënyrë virtuale në mbledhjen e grupit E5.

Më 25 qershor, agenda e tij parashikon takime me ligjvënës amerikanë në Kongres, si edhe pjesëmarrjen në një forum diskutimi të organizuar nga Atlantic Council.

NATO ka bërë të ditur se aktiviteti do të transmetohet drejtpërdrejt përmes platformave të saj zyrtare, përfshirë faqen online dhe kanalin NATO News në YouTube. Gjithashtu, pas përfundimit të angazhimeve do të publikohen transkripti i fjalimit të Rutte-s dhe materialet fotografike përkatëse.

Të fundit