Flash News

Bota

Sekuestrohet sasi rekord Bitcoin me vlerë prej 5 miliardë dollarësh

Sekuestrohet sasi rekord Bitcoin me vlerë prej 5 miliardë

Sekuestrohet Bitcoin i vjedhur me vlerë më shumë se 5 miliardë dollarë (3.7 miliardë £) nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, konfiskimi më i madh ndonjëherë i këtij lloji, raporton BBC.

Zyrtarët gjithashtu arrestuan dhe akuzuan dy persona të martën për përpjekje për të pastruar paratë, të cilat arrijnë në rreth 120,000 Bitcoin.

Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Kenneth Polite Jr tha se sekuestrimi ishte prova se qeveria "nuk do të lejojë që kriptomonedha të jetë një strehë e sigurt për pastrimin e parave ose një zonë e paligjshmërisë brenda sistemit tonë financiar".

Kriptomonedhat ishin vjedhur nga një haker, i cili arriti të thyejë sigurinë e një uebsajti shkëmbimi. Ngjarja ndodhi në vitin 2016, kur vlera totale e Bitcoin-ve të vjedhura ishte 71 milionë dollarë. Me rritjen e vlerës së Bitcoin, aktualisht vlera totale arrin në më shumë se 5 miliardë dollarë.

Sipas zyrtarëve të Departamentit të Drejtësisë, një haker depërtoi platformën Bitfinex , bëri më shumë se 2000 transaksione të paautorizuara dhe më pas i futi paratë në një portofol dixhital që dyshohet se drejtohej nga Ilya Lichtenstein, 34 vjeç, nga Nju Jorku.

Një kallëzim penal pretendon se Lichtenstein dhe gruaja e tij, Heather Morgan, 31 vjeç, kanë pastruar rreth 25,000 Bitcoin të vjedhur përmes llogarive të ndryshme gjatë pesë viteve të fundit dhe kanë përdorur metoda të ndryshme për të mbuluar gjurmët e tyre, nga identitetet e rreme deri te konvertimi i bitcoin-it të tyre në monedha të tjera dixhitale.

Hetuesit nga Uashington DC, Nju Jork, Çikago dhe Ansbach, Gjermani bashkëpunuan në kete hetim.

Lichtenstein dhe Morgan do të dalin para një gjykatësi federal mbi akuzat për komplot për të mashtruar SHBA-në dhe komplot për të kryer pastrim parash.

Nëse shpallen fajtorë, secili prej tyre mund të vuajë deri në 25 vjet burg.

 

Të fundit