Flash News

Bota

SHBA autorizon dhënien e dozës së tretë për personat mbi 65-vjeç

SHBA autorizon dhënien e dozës së tretë për personat

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar administrimin e dozave përforcuesve të vaksinës Pfizer-BioNTech për njerëzit mbi 65-vjeç, si dhe kategoritë e rrezikuara nga virusi.

Njoftimi do të thotë që një pjesë e konsiderueshme e popullsisë amerikane - që arrin në dhjetëra miliona amerikanë - tani kanë të drejtë për një dozë të tretë gjashtë muaj pas të dytit.

Vendimi ishte i pritshëm dhe erdhi pasi një panel ekspertësh i pavarur i thirrur nga agjencia rregullatore javën e kaluar votoi në favor të rekomandimit të masës.

Paneli, megjithatë, hodhi poshtë një plan fillestar nga Shtëpia e Bardhë për të miratuar plotësisht përforcuesit Pfizer për grupmoshat mbi 16 vjeç.

Grupi i vaksinologëve, specialistëve të sëmundjeve infektive dhe epidemiologëve arritën në përfundimin se balanca përfitim-rrezik ndryshonte për të rinjtë.

Presidenti Biden njoftoi se SHBA do të blejë 500 milionë doza të tjera të vaksinës Pfizer për botën, duke e çuar kontributin e saj të përgjithshëm në furnizimin global në 1.1 miliardë.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit