Flash News

Bota

SHBA dhe BE: Integrimi i Tiranës dhe Shkupit, kritik për të ardhmen e Evropës

SHBA dhe BE: Integrimi i Tiranës dhe Shkupit, kritik për të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë thënë njëzëri se përparimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt integrimit, ndodhet para një moment kyç dhe kritik.

Në një deklaratë të përbashkët Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell, mbështetën hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, raporton VOA.

“Në këtë moment kritik të historisë evropiane, në kushtet e agresionit të pajustifikueshëm të Rusisë kundër Ukrainës, përparimi drejt anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e unitetit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian. Të udhëhequr nga vlerat e përbashkëta dhe standardet e BE-së, të dyja vendet janë gati të ndërmarrin hapin e mëtejshëm drejt anëtarësimit në BE”, thanë të dy në deklaratë.

Blinken dhe Borrell u shprehën pro një kompromisi që mbështetën interesat e Sofjes dhe Shkupit, në mënyrë që të zgjidhet ngërçi mes dy vendeve.

“Vendimi sovran i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut do të jetë i rëndësishëm për të ecur përpara. Kjo frymë kompromisi konstruktiv mbi të cilin është ndërtuar integrimi evropian duhet të vazhdojë të frymëzojë të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces historik. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për bashkëpunim më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor. Sigurimi i stabilitetit dhe prosperitetit dhe realizimi i së ardhmes së tyre evropiane dhe euroatlantike mbetet qëllimi ynë i përbashkët”, përfundojnë Blinken dhe Borrell.

Të fundit