Flash News

Bota

SHBA e gatshme për lidhje më të forta me Britaninë dhe BE-në, pas Brexit

SHBA e gatshme për lidhje më të forta me Britaninë dhe

Administrata në largim e Presidentit të SHBA Donald Trump përgëzoi Britaninë dhe BE për marrëveshjen e tyre tregtare pas Brexit, duke thënë se Uashingtoni ishte i gatshëm të ndërtonte "lidhje më të forta transatlantike".

"Urime për Britaninw e Madhe dhe BE për përfundimin e një marrëveshje historike Brexit", shkruhej në një mesazh nga zyrtarët e sigurimit kombëtar në Shtëpinë e Bardhë të postuar në Twitter, shkruajnë mediat amerikane.

"Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë me të gjithë për të ndërtuar marrëdhënie edhe më të forta transatlantike në vitet në vazhdim."

Britania dhe Bashkimi Evropian siguruan marrëveshjen të enjten pas muajsh negociatash të mundimshme.

Mbështetësit britanikë të Brexit kanë premtuar prej kohësh një marrëveshje të re tregtare dhe të favorshme me Shtetet e Bashkuara për të kompensuar daljen e tyre nga BE.

Trump, i cili mbështeti Brexit dhe ka lidhje të mira me Kryeministrin Britanik Boris Johnson, dukej si aleati i tyre natyror. Por britanikët do të duhet të merren me demokratin Joe Biden, i cili bëhet president i SHBA në 20 janar dhe është vendosur të forcojë bashkëpunimin shumëpalësh, veçanërisht me Bashkimin Evropian.

Të fundit